21:36 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Njëlloj siç bëri edhe Elvis Roshi”, Gazment Bardhi i përgjigjet Pjetrit: Çfarë të kujton data 27 Janar 2003?

07:23 | 11/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Njëlloj siç bëri edhe Elvis Roshi”, Gazment Bardhi i përgjigjet Pjetrit: Çfarë të kujton data 27 Janar 2003?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmnent Bardhi i është përgjigjur deklaratës së kreut të ri të bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetrit i cili përmes publikimit të një dokumenti nga ana e këtij të fundit që sipas tij provonte se nuk ka pasur problem me drejtësinë italiane sikurse PD e akuzonte.

Bardhi shprehet përmesd një postimi në rrjetet sociale se Edi Rama e ka detyruar sërish Pjetrin të mashtrojë për të mbuluar të kaluarën e tij si trafikant droge.

Zyrtari i PD-së shton më tej se, pasi dështoi me TIMS-in, që fakton se Valdrin Pjetri nuk ka shkelur në Itali për 7 vjet, Pjetri publikoi dokumente që mashtrojnë opinionin publik për të kaluarën e tij kriminale.

“Kushdo e di që pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore, dënimi i marrë në të shkuarën nuk shkruhet më në dëshminë e penalitetit”, shkruan Bardhi duke i bërë edhe një pyetje kryebashkiakut të ri njëherësh drejtuesit politik të qarkut të Shkodrës në radhët e Partisë Socialiste.

Reagimi i plotë:

Edi Rama detyroi serish Valdrin Pjetrin të mashtrojë për të mbuluar të kaluarën e tij si trafikant droge. Pasi dështoi me TIMS-in, që fakton se Valdrin Pjetri nuk ka shkelur në Itali për 7 vjet, trafikanti i Ramës publikoi dokumente që mashtrojnë opinionin publik për të kaluarën e tij kriminale.

Njëlloj siç bëri edhe Elvis Rroshi për të fshehur dënimin, edhe Valdrin Pjetri, sot publikoi dëshminë e penalitetit si çertifikatë virgjërie.

Ky dokument nuk ka asnjë vlerë.

Kushdo e di që pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore, dënimi i marrë në të shkuarën nuk shkruhet më në dëshminë e penalitetit.

Ky është edhe rasti i dokumentit të publikuar nga Valdrin Pjetri. Ai dokument nuk provon që një person nuk ka qenë ndonjeherë i dënuar.

Për t’i rifreskuar kujtesën drejtuesit politik të Edi Ramës në Qarkun Shkodër, për sonte po bëjmë vetëm 1 pyetje:

Çfarë të kujton data 27 Janar 2003?

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Gazment Bardhivaldrin pjetri
Pas

Salvini e dëboi nga Italia, reagon ashpër shqiptari: Ata janë racistë

Para

Makina përplas kalimtarin, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës (Video)

Para
Makina përplas kalimtarin, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës (Video)

Makina përplas kalimtarin, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.