21:42 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Njërën e nxori fituese juria, tjetrën publiku, garë e fortë mes Enedës dhe Fifit, kush e fitoi Këngën Magjike

07:14 | 08/12/2019
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Njërën e nxori fituese juria, tjetrën publiku, garë e fortë mes Enedës dhe Fifit, kush e fitoi Këngën Magjike

Fituesja e edicionit të 21 të festivalit më të madh të këngës moderne është Eneda Tarifa, me këngën “Ma zgjat dorën”.

“Ju falenderoj nga zemra për të gjithë suportin e vazhdueshëm që i keni bërë këngës, suportin profesional, suportin rastësor që ndodhi për atë që ndodhi. Mos harrojmë që jemi për një mision, mos harrojmë që ky festival i dedikohet shtëpive të rrënuara prej tërmetit dhe neve të gjithë bashkë keni bërë të pamundurën që të ndërtojmë qoftë edhe një shtëpi, sepse kjo është mundësi jonë si artistë.

Prandaj një duartrokitje të gjithë artistëve të mrekullueshëm që pranuan në një kohë kaq të vështirë të bëjnë një spektakël të tillë, të bëjnë Këngën Magjike. Tani unë e kam shumë të vështirë që të flas, sepse jam e mbushur me emocione, por mendoj që duhet t’i bëj dy falenderime. Falenderimi i parë dhe shumë i rëndësishëm shkon për një dorë të mrekullueshme muzikore që e gëzon gjithë shqiptaria, Flori Mumajesi faleminderit! Falenderimi i dytë është për të gjithë artistët, por mbi të gjitha për balerinët e mi që vijnë enkas për këtë projekt. Dhe sigurisht Ardit Gjebrean”, tha e emocionuar këngëtarja Eneda Tarifa.

Në vendin e dytë u rendit Fifi, e cila mori pikët maksimale nga publiku, mbështetja e të cilit u ndje edhe në sallën e Pallatit të Koncerteve. Ndërsa në vendin e tretë u rendit këngëtarja Anxhela Peristeri.

Kënga Magjike erdhi këtë vit ndryshe. Për herë të parë pas 20 vitesh, nuk u ndanë çmime dhe nuk pati nominime.

Të vetmet çmime ishin ato për dy kategoritë e reja të këtij viti, New International Artist dhe Best Big International, si dhe për artistin e ri më të mirë.

Kështu, Çmimi Best New Artist shkoi për Khuba, New International Artist shkroi për grupin italian Sisma dhe Best Big International shkoi për artisten nga Maqedonia e Veriut, Tamara Todevska.

Fituesja e Kënga Magjike u vendos nga publiku, juria dhe votimi i artistëve për njëri tjetrin.

Këngët, skenografia, ndriçimi të ndërthurura mirë me njëra-tjetrën sollën në këtë finale një spektakël madhështor. 45 artistë kënduan për të ndërtuar në këtë edicion të 21-të, të festivalit Kënga Magjike. Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për të mbështetur të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntori

Pas

Puna, shëndeti dhe dashuria/ Si do të jetë e diela për të lindurit e çdo shenje

Para

Sërish lëkundje të fuqishme tërmeti pas mesnate

Para
Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Sërish lëkundje të fuqishme tërmeti pas mesnate

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.