Çdonjëri prej njerëzve ka një stil të preferuar në veshje dhe nëse ke d he një dorë të mirë parash për ta sponsorizuar, mënyra jote e të veshurit bëhet unike. Kjo ka ndodhur dhe me trashëgimtaren e ”Top Channel” Lori Hoxha.
Prej kohësh ajo është kthyer në një ‘’markë’’ për shumë nga njerëzit që e ndjekin atë në rrjetet sociale. Në foton e postuar në Snapchat Lori ka treguar se njerëzit e pyesin pse nuk vishet me ngjyra. Ajo ka treguar takat Louboutin të cilat kanë bazën e poshtme të kuqe dhe ka shkruar: “Kur njerëzit më pyesin pse nuk vishem me ngjyra”.
Mesa duket njerëzit ja kanë bërë shpesh këtë pyetje Lorit saqë ajo është detyruar edhe të japë shpjegim. (E.K/SHUPLAKA)