Limoz Dizdari, Artisti i Merituar, ish-deputet i PS-së dhe ish-Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë ka deklaruar se më datë 2 MArs do të jetë i pranishëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu bashkuar thirrjes së Presidentit Ilir Meta.
Sipas tij do të jetë me Presidentin për të mbrojtur institucionet ndërsa theksaon se ka refuzuar ftesën që i kanë bërë njerëzit e Edi Ramës për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste.
Sipas tij në PS janë grumbulluar një tufë hajdutësh me emrin Rilindje.
“Ne 2 Mars do jeme Bulevard me Presidentin per te mbrojtur institucionet. Njerzit e Rames me bene ftese per ne Kongres, por ne PS jane grumbulluar nje tufe hadutesh me emrin Rilindje”, shprehet Dizdari.
Ish-deputeti i PS-së ka bërë edhe më herë deklarata kundër Ramës të cilit i ka kërkuar dorëheqjen.
(F.GJ/FAXWEB.AL)