03:13 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Njerëzit futen përmes dritareve/ Kaos me shpërndarjen në Durrës, flasin banorët: Po i shesin ndihmat (VIDEO)

15:36 | 30/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Njerëzit futen përmes dritareve/ Kaos me shpërndarjen në Durrës, flasin banorët: Po i shesin ndihmat (VIDEO)

Në Njësinë administrative nr 5 në Durrës ka nisur shpërndarja e ndihmave për njerëzit e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit ku mijëra familje mbetën të pastreha për shkak se shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme.

Në videon e mëposhtme shihen radhët e gjata të njerëzve që janë paraqitur në Pallatin e Sportit ku shpërndahen këto ndihma ndërsa situata ndodhet në kushtet e mungesës së menaxhimit ku njerëzit sipas raportimeve janë future edhe përmes dritareve nëpër depot e shpërndarjes.

Njëra nga banorët dëgjohet në video teksa thotë: “Ja çfarë bëhet, korrupsion i gjallë”.

Ndërsa një banore është shprehur se kërkon ushqime dhe miell ndërsa tregon se është futur në shtëpinë e djalit që ndodhet në emigrim.

“Kërkojmë vetëm ushqime, makarona, oriz, vaj, jam strehuar në shtëpinë e djalit që ndodhet në emigrim për disa ditë”, tha për Fax News një tjetër banore, ndërsa përgjegjësit e shpërndarjes së këtyre ndihmave nuk kanë pranuar të flasin para kamerave.

Ndërkohë disa banorë janë shprehur se herë pas here paraqiten kamionë që bëjnë ngarkesa nga kjo depo dhe largohen duke ngritur dyshimet tek ata që këto ndihma po shiten. Ata shprehen gjithashtu se në pikën  e grumbullimit nuk ka ushqime por vetëm batanije dhe veshmbathje.

“Nuk di nga të shkoj, po qëndrojmë me frikë se ka marrë plasaritje shtëpiua, flemë në oborr, asnjë gjë as çadër asgjë nuk na është ofruar. Nuk dimë nga të shkojmë, nuk dimë as ku të ankohemi”, tha një tjetër banore.

“Ka dy ditë që flemë nëpër makina, jemi dy familje, nuk dimë çfarë të bëjmë”, tha një qytetar për Fax News.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Pas takimit “kokë më kokë”/ Albin Kurti dhe Isa Mustafa dakordësohen për 12 ministri, ja kur do të nënshkruhet marrëveshja

Para

“Do ju arrestojmë na thotë Policia”, flasin banorët në Durrës: Po zihen njerëzit me grushta (VIDEO)

Para
“Do ju arrestojmë na thotë Policia”, flasin banorët në Durrës: Po zihen njerëzit me grushta (VIDEO)

"Do ju arrestojmë na thotë Policia", flasin banorët në Durrës: Po zihen njerëzit me grushta (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.