Vetëm 3 ditë pas përmbytjeve kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar një foto nga lumi Seman ku shprehet se kjo është një pamje spektakolare pasi ky lum tashmë është tërhequr.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje spektakolare nga lumi Seman, i tërhequr tanimë në shtratin e tij, ju uroj një fillim jave të mbarë.
Faza e emergjencës kaloi, duke shënuar dëme shumë herë më të vogla se disa vjet më parë; gatishmëria dhe angazhimi maksimal vijojnë për rimëkëmbjen e çdo zone dhe çdo familje të prekur prej motit të tërbuar të tre ditëve të shkuara”, shprehet Rama.
Por duhet të theksojmë që ende një pjesë e vendit është mes të ftohtit dhe lagështirës. Dalja e këtij lumi nga shtrati la jo pak pasoja, në dëme materiale dhe kafshë të ngordhura.
Rama mesa duket kërkon të tërheqë vëmendjen e popullit me pamje të tilla, por në këtë rast realiteti flet vetë. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post