Transporti publik në Tiranë është i mbingarkuar dhe ka probleme të mëdha. Njerëzit në autobus shtypen dhe ngjishen si sardele. Një qyetare ditën e sotme ka përjetuar këtë situate ashtu siç shpesh here secili nga ne e ka përjetuar vet.
Një video e publikuar tek ‘Nisma Thurrje ‘ tregohet qartë sesi në një linjë të Tiranës njerëzit shtypen si sardele.
‘’Nisma, kjo eshte linja e Tiranes se re ku njerezit shtypen si sardele. Ate gocen e kapi dera duke u mbyllur. Po beja kete videon dhe pasi e mbylla vjen fatorino dhe me merr telefonin. Dolem jashte dhe u kapem me duar, na ndane disa njerez qe ishin aty.’’