Presidenti i Republikës, Ilir Meta sheh referendumin si të vetmen zgjidhje për krizën politike. Sipas tij, nëse aktorët politikë do të donin të gjenin gjuhën e përbashkët, do ta kishin bërë.
Por për sa kohë kriza vijon, atëherë referendumi është e vetmja zgjidhje. Ai u shpreh për emisionin “Tempora” se është shumë e nevojshme një lëvizje mbarëpopullore sepse njerëzit sot po thonë se ishin më mirë në kohën e Fatos Nanos dhe Sali Berishës.
“Qytetarët të kërkojnë referendumin, kjo është zgjidhja. Dhe do ta shohësh sa mirë do të ecë dialogu politik. E dot sot? E bëjmë sot se unë nuk opres nga klasa politike që të bëjë një dialog politik të përgjegjëshëm, nuk e pres këtë gjë ase pot ë ishte do e kishte bërë.
Më parë thonin që e keqja e vendit ishin Nano dhe Berisha, por tani dëgjoj njerëz që thonë të keqen e Nanos dhe të keqen e Berishës. Prandaj e vetmja mënyrë është referendumi, një lëvizje mbarëpopullore”, tha Ilir Meta.