03:28 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Njëri dhunonte nënën, tjetri kanoste me armë bashkëshorten, dy të arrestuar në Durrës (DETAJE)

13:42 | 27/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhunoi punonjësin e policisë, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari

Dy persona janë vënë në prangat e Policisë së Durrësit, të akuzuar për dhunën në familje. Është arrestuar Brunild Tufa 33 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet se në gjendje të dehur ka dhunuar shtetësen I. L. 58 vjeçe.

Në pranga ka rënë edhe Zef Prenga 44 vjeç, banues në Thumanë të Krujës, i cili akuzohet se një ditë më parë, ka kanosur me armë bashkëshorten e tij V. Prenga 47 vjeçe.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, fishekë dhe një thikë e dyshuar si armë e ftohtë.

Detaje të Policisë së Durrësit:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • Brunild Tufa  33 vjeç,  banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi:

Tufa, mbrëmjen e djshme , për motive të dobëta, në gjendje të dehur, në banesë ka ushtruar dhunë fizike, duke goditur nënën e tij, shtetasen I.L. 58 vjeçe.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a/4 të Kodit Penal.

—

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në sajë të ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve të specializuara, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të pasojave të rënda si rezultat I një konflikti familjar.

Më të marrë njoftim uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, të cilët në kohë rekord kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin, konretisht shtetasin:

  • Zek Prenga 44 vjeç, banues në  Thumanë, Krujë.

Prenga, dyshohet se më datë 26.03.2017, në  basnesë, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri, automatik, bashkëshorten  e tij, shtetasen V.P. 47 vjeçe.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe sekuetruan në cilësinë e provave materiale:

  • një armë zjarri automatik AK 47,;
  • 80 copë fishekë model 56;
  • një thikë e dyshuar si armë e ftohtë, të cilët i mbante pa leje.

I arrestuari është person me preçedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 84,  278/2  dhe  të Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: arrestimdurres
Pas

Përfundon mbledhja e PD-së, Basha: Kryetarët e degëve kërkuan përshkallëzim të protestës

Para

Joleza Koka “zëvendëson” Endri Fugën (DOKUMENTI)

Para
Joleza Koka “zëvendëson” Endri Fugën (DOKUMENTI)

Joleza Koka "zëvendëson" Endri Fugën (DOKUMENTI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.