Pedagogu Arlind Qorri i cili është dhe pjesë e organizatës Lëvizja për Universitetin, ditët e fundit është akuzuar nga media dhe opozita si njëri i afërt i kryebashkiakut Erion Veliaj dhe që po përpiqet të prsihë apo politizoje protestën e studentëve që vazhdon prej 6 ditësh.
I ftuar në Fax News, Qorri u shpreh se i vjen keq për opozitën dhe mediat, që sipas tij disa janë kthyer si partitë ku gënjejnë dhe bëjnë thirrje për lincime njerëzish.
Ai u shpreh se me Erion Veliajn, politikisht së paku është një raport i një kundërshtie parimore, duke shtuar se i është kundërvënë shumë herë në çështje që sipas tij po shkatërrojnë Tiranën.
“Më vjen keq, nuk më vjen keq për opozitën dhe mediat që si partitë janë mësuar të gënjejnë dhe të mashtrojnë, të fyejnë. Madje së fundmi bëjnë thirrje për lincime njerëzish. Më vjen keq për disa që janë antarë të forumeve partiake. Nuk futen për idealizëm po siç është bërë “rregull” në Shqipëri që të futen në punë pa merita. Shqipëria do të ndryshojë nga kjo protestë. Nuk mund të vazhdojë e njëjta situatë në vend.
Mua mund të më akuzojnë dhe për alien, raporti me personin në fjalë politikisht së paku, është një raport i një kundërshtie parimore dhe totale. Unë dhe shumë të tjerë i jemi kundërvënë Erion Velisë në rastin e vrasjes së Ardit Gjoklajt. Jemi dhunuar nga policia, jemi censuruar nga media se kemi thënë të vërtetën, që Erion Veliaj dhe bashkia Tiranë po shkatërron qytetin.”- u shpreh Qorri.
Për sa i përket akuzave se Lëvizja për Universitetin po përçan protestën e studentëve, pedagogu Qorri u shpreh se ka struktura rinore partike që duan të përçajnë kauzën.
“Ka struktura rinore partiake që duan të dëmtojnë kauzën. Kjo është për të vënë duart në kokë, sepse është një tentativë për të krijuar një përçarje, të kësaj proteste kaq të bukur. Të gjithë duhet të bashkohen. Më ka ardhur keq që banorët e Astirit janë larguar. Që u duartrokitën fillimisht. Jetojmë me një vend me 1001 probleme. Mjafton që dikush të krijojë rrëmujë. Ato që gënjenjë në jetën ppublike thonë që shkatoi LU. Asnjë qyetar i republikës së Shqipërisë nuk mund të largohej, aq më pak ato që po pësojnë një nga padrejtësitë më të mëdha të të gjitha kohrave, të dëbimit nga shtëpia e tyre.”- u shpreh Qorri.
(M.Q/Faxweb.al)