06:24 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Njeri i armatosur me paratë e drogës”, Budina sfidë Veliajt: Le të vijë vetë te teatri dhe të marrë përgjigjen që meriton

16:57 | 26/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Njeri i armatosur me paratë e drogës”, Budina sfidë Veliajt: Le të vijë vetë te teatri dhe të marrë përgjigjen që meriton

Regjisori Robert Budina i ka bërë një sfidë të hapur kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që të dalë vetë te Teatri Kombëtar që kërkon të shembë dhe të marrë përgjigje që meriton. Duke folur në studion e “FaxNews”, Budina e akuzuar Veliajn se po mbrohet nga paratë e drogës për të sulmuar fjalën e lirë dhe për të shkatërruar trashëgiminë.

“Armët tona kanë qenë gjithmonë fjala e lirë, mikrofoni, ndërgjegjësimi i njerëzve. Ky njeri i armatosur me paratë e oligarkëve, drogës, nuk mund të vijë aty të sulmojë Teatrin Kombëtar. Ky njeri le të vijë dhe të dalë vetë aty dhe do të shohë se cila do të jetë përgjigja e shqiptarëve. Ne po rrimë për të dhënë një shembull shprese, ne kemi ndikuar tek njerëzit që kanë ndikim.

Ne kemi siguruar mbështetjen e Evropës për këtë punë, 98% e njerëzve thonë që teatri duhet të qëndrojë. Ku janë këta njerëz që kërkojnë ta shembin? Nuk janë gjëkundi. Ata duan të përdorin paratë e drogës për të na shembur fjalën e lirë. Shqiptarët duhet të dinë se çfarë është e tyrja”, tha Robert Budina.

Ai ka ndarë edhe detaje nga takimet me ambasadorët e huaj në Shqipëri. Sipas Budinës, pas reagimit të “Evropa Nostra”, tashmë teatri është një trashëgimi evropiane. Ai ka theksuar se kjo çështje do të shkojë deri në Parlamentin Evropian.

“Ne kemi bërë takime pafund me ambasadorë dhe ja kemi bërë të qartë. Si kundërpërgjigje kemi marrë një deklaratë të tyren se për ta është e vështirë të ndërhyrjnë. Ne ju kemi thënë që pse luani me dy standarde se për sistemin e drejtësisë keni ndërhyrë. Europa Nostra mbështet lëvizjet që nuk lënë politikën e mbrapshtë të prishin trashëgiminë.

Evropa e ka cilësuar Teatrin Kombëtar një trashëgimi evropiane. Ne do ta denoncojmë në Parlamentin Evropian këtë tentativë ogurzezë të qeveisë shqiptare. Ne do t’i themi që ta ndalojnë. Pastaj do të presim edhe Gjykatën Kushtetuese. Ky njeri i zhduki gjykatat dhe të thotë hajde më gjyko pasi e kam shembur”, ka deklaruar Robert Budina. Ai ka shtuar se qëndresa e artistëve dhe aktivistëve do të vijojë edhe kur policët të zbarkojnë në godinë për ta shembur.

Etiketa: robert budina
Pas

Miratohet buxheti për vitin 2020, Veliaj: Më i madhi në 100 vite, do marrin udhë projekte duke filluar nga Teatri

Para

Mbrojtje amatore, Southampton shokon Chelsean (VIDEO)

Para
Mbrojtje amatore, Southampton shokon Chelsean (VIDEO)

Mbrojtje amatore, Southampton shokon Chelsean (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.