14:31 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit”, Gaqo Apostoli: Shoqatat të bashkohen për urdhrin e inxhinierëve

17:25 | 14/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit”, Gaqo Apostoli: Shoqatat të bashkohen për urdhrin e inxhinierëve

Kreu i Shoqatës së Inxhinierëve Mekanikë, Gaqo Apostoli kërkoi nga të gjitha shoqatat inxhinierike që të bëhen bashkë dhe të propozojnë ligjin për urdhrin e inxhinierit.

Duke folur në studion e “FaxNews”, Apostoli deklaroi se derimë tani shoqatat kanë qenë të ndara, ndërsa kërkoi bashkim sepse sipas tij vetëm përmes urdhrit të inxhinierit mund të zgjidhen problemet me ndërtimet.

“Ne i dorëzuam ministrisë projektligjin për urdhrin e inxhinierit. Në çdo pëllëmbë të tij është një ligj evropian, është një ligj bashkëkohor. E paraqitëm këtë dhe përfunduam seancën e takimit të sotëm me një debat shumë të fort dhe shumë konstruktic ku shpeshherë kërkoheshin edhe argumenta. Duhet patjetër që ne shoqatat e ndryshme të inxhinierëve të bashkohemi, jo njëri t’i bjerë gozhdës e tjetri t’i bjerë patkoit.

Ky material i shkoi ministres Gjermeni më pas nuk u bë gjë. Edhe nga burimet ministrore, del që nuk ka për t’u bërë, duhet të presim kohë, etj, etj. Se çfarë kohe duhet të presim, nuk e di. Sot është koha më shumë se kurrë që të veprohet sepse jemi goditur keq, jemi goditur në thembrën e Akilit”, deklaroi ai.

Kryetari i Shoqatës së Inxhinierëve Mekanikë shtoi se nëse do të kishim urdhrin e inxhinierit, atëherë gjërat do të ishin shumë ndryshe pas tërmetit të 26 Nëntorit.

“Nëse do ta kishim patur urdhrin e inxhinierëve, do të kishim një tjetër pamje sot. Ne duhet të ndryshojmë edukimin që në fëmijëri. Shoqëria jonë duhet të përgatitet, duhet të ambientohet me një mënyrë tjetër të jetuari. Këtu te ne licencimi kuptohet që është shumë denigrues.

Ky proces ka degjeneruar. Disa nga kolegët mu kundërvunë kur e thash këtë. Nuk është institucioni i duhur, nuk mund të licencohen inxhinierët nga burokratët e ministrive.

Eurokodet duhet të përdoren sipas standardeve. Ky ligj duhet të miratohet menjëherë dhe shoqtatat inxhinierike të bashkohen në një tavolinë dhe të paraqesin një ligj të plotë”, u shpreh Gaqo Apostoli.


(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: gaqo apostoliurdhri i inxhinierit
Pas

“Më shoqëronte çdo ditë te klasat e liceut”, Dojna luan në piano për të atin: Është një shtysë më shumë (Video)

Para

VIDEO/ Fusha e fubollit kthehet në arenë boksi, tifozët dhunojnë brutalisht gjyqtarin në Peqin

Para
VIDEO/ Fusha e fubollit kthehet në arenë boksi, tifozët dhunojnë brutalisht gjyqtarin në Peqin

VIDEO/ Fusha e fubollit kthehet në arenë boksi, tifozët dhunojnë brutalisht gjyqtarin në Peqin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia e Kosovës plan operativ për parandalimin e ngacmimeve seksuale në Veri

SHBA: Izraeli ka gati planin e paqes në Gaza! Hamasi: Jemi skeptikë,qëllimi i tyre është të marrë pengjet

Mbyllet në Fier turi çiklistik i Shqipërisë, shpallen fituesit e garës tradicionale

Ministri i jashtëm turk në Ukrainë: Moska dhe Kievi duan armëpushim, po negociojmë

Italia dhe Kazakistani nënshkruajnë marrëveshje prej 4 miliardë eurosh

Serie A “pushton” Shqipëri-Serbi, plotë 12 futbollistë nga kampionati italian zbresin në Tiranë

Moska e akuzoi për “thikë pas shpine”, Vuçiç: Do të hetojmë si përfunduan armët serbe në Ukrainë

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Macron kërkon qëndrim kolektiv kundër Izraelit: Njohja e shtetit palestinez, detyrim moral dhe politik

Dyshohet se i ofroi informacione sekrete një qeverie të huaj, përfundon në pranga punonjësi i Pentagonit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.