Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar në zonën e mantovës në Itali.
Dy shqiptarë janë kapur nga karabinierët teksa dyshohen për përfshirje në aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike.
Një prej tyre u arrestua dhe tjetri u deportua si ilegal drejt Shqipërisë, teksa kishte edhe precedentë të shumtë penalë. Të dy të dyshuarit janë bashkëmoshatarë 31-vjeçarë.
Një nga 31-vjeçarët rezultonte i dënuar dhe u ekzekutua urdhri për burgosjen e tij, në lidhje me krimet e dhunës, rezistencës dhe kërcënimit të një zyrtari publik, të kryer për të shmangur testimin e alkoolit gjatë kontrollit policor.
Kurse shqiptari që u dëbua nga vendi, rezultonte më parë i skeduar për; trafik droge, marrjen e mallrave të vjedhura, dëmtimet, kërcënimet, dëmtimet personale, shkeljen e rregulloreve të emigracionit, shkeljen e rregulloreve të armëve, drejtimin e automjeteve pa leje.
Të njëjtën mbrëmje dje, (e mërkurë 20 nëntor 2024), ai u shoqërua në aeroportin Catullo në Verona, nga ku i shoqëruar nga stafi i Policisë së Shtetit të Mantovës, u hipën në një fluturim për në vendin e tij të origjinës.
Aksioni është shtirë në të gjithë rajonin e Reggio Emilia, djuke aktivizuar edhe qentë antidrogë. Emrat e shqiptarëve nuk u publikuan, teksa kontrollet vijojnë ende dhe gjatë kësaj jave janë goditur disa grupe të ndryshme ekstrakomunitare në këtë rajon, për trafik narkotikësh dhe krime të tjera.
“Autoritetet e kanë cilësuar dukurinë e kthyer në shqetësim për banorët, si “krim i përhapur”. “Veçanërisht, aktivitetet u zhvilluan në Piazza Mondadori, Largo Pradella dhe kopshtet Tazio Nuvolari dhe u shtrinë gjithashtu në Piazza Cavallotti, Piazza 80 Fanteria, stacioni hekurudhor, kopshtet Valentini, Via Bonomi dhe Via Bettinelli. Gjithashtu, kontrollet specifike vazhduan në zonat e grumbullimit më të madh të të rinjve, në mbrëmje dhe gjatë natës, me qëllim parandalimin e situatave dhe krimeve të rrezikshme”, shkruan “Prima di Tutto Mantova”.