Në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit janë zbuuluar edhe tre emra të tjerë të personave të cilëve u është dorëzuar formulary mbi justifikimin e pasurisë të cilin duhet ta plotësojnë në harkun kohor të 48 orëve.
Faxweb.al mëson se formularët kanë mbërritur tek Dashamir Gjoka, Emiljano Hysenaj dhe Edlir Hysenaj ktëa dy të fundit të afërm me njëri–tjetrin.
Dashamir Gjoka është dënuar për trafik i qenieve njerëzore në Itali. Gjoka zotëron Kompleksin “Gjoka” në Shijak, ndërkohë që rreth dy vite më parë i është bërë një atentat me armë zjarri.
Emiljano Hysenaj i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash. Në maj të 2018 ky persona është arrestuar në Gjermani bashkë me 12 persona të tjerë ku pas një operacioni të autoriteteve të cilëve iu kapën 1,8 ton kokainë me vlerë tregu mbi 400 milion euro.
Nga hetimet që kishin nisur në Prill 2017 policia Gjermani arriti të zbulojë rolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në kuti bananesh. Emiljan Hysenaj, ishte njëri nga personat që kishin rolin parësor në kupolën e trafikut të drogës.
Edlir Hysenaj, banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano Hysenaj, edhe ky dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.
“Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– Dashamir. Gj., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.
– Emiljano H., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash.
– Edlir H., banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano H., pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi”, njofton OFL.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.
Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.
Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.
Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda.
(F.GJ/FAXWEB.AL)