Kryeministri Rama i është rikthyer sërish replikave me komentuesit në rrjetet sociale pas tensioneve dje në Kuvend.
Për shkak të një numri shumë të mash komentesh, Rama është detyruar që të kthejë përgjigje për disa prej tyre, që i kërkonin ndryshimin mes Bushatit që hodhi ujë dhe opozitarëve që hodhën miell.
DEBATI:
Komentuesja: Njëri me ujë, tjetra me këpucë, dmth. fjala e paska humbur fuksionin e saj në atë kuvënd, qenka bërë kuvendi çerdhe dhe kopësht. Të shohim herën tjetër me çfarë do gjuhet. Na habitët me këto lloj sjelljesh në paralement. Jeni zgjedhur të zgjidhni problemet e kombit e jooo të silleni si fëmijë ky apo ai e filloi sherrin i pari.
Rama: Bianka, nuk po zgjidh askush se kush e filloi i pari dhe dallimi eshte i qarte per kedo qe deshiron ta shikoje! Kush pastaj nuk do te shikoje, eshte ne te drejten e tij te beje qorrin qe i sheh te gjitha
Komentuesi: Ngelet duke kerkuar ndjesa publike cdo jave, ?Mjere ju dhe populli qe ju ka mbeshtetur!!!
Rama: Se pari Loren, mos u ndje i mjere kur te kerkojne ndjese po kur te fyejne inteligjencen dhe te helmojne gjakun me harbutllekun e injorances! Dhe se dyti, fol per vete dhe lere popullin se populli kupton shume me teper se sa ti e une dhe e di mire se kush duhet mbeshtetur e kush jo!
(E.K/FAXWEB.AL)