Ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçit. Ata do te njihen me akuzat.
Fax news siguron foto nga brënda seancës, ku duket që Gjici ndodhet pas kafazit të qelqtë, ndërsa Kaçi është në ambientet e gjykatës panë avokatit.
Përfaqësuesit ligjorë të Safet Gjicit thonë se akuza e ngritur nga Prokuroria e Posaçme nuk qëndron dhe se vendimi i marrë në mungesë do ankimohet.
Hetimet për Safet Gjicin nisën disa ditë më parë pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me shtetasen, Alma Kaçi.
Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga Bashkia për izolimin e qenëve endacakë në Kukës. Menjëherë më pas, Gjici thërret në zyrë një nga vartësinë e tij që të merret me dokumentacionin që do dorëzojë shtetasja, Alma Kaçi.
Të gjitha këto veprime të kryera në harkun kohor të pak minutave, sipas SPAK kanë ngritur dyshimet se ish-kryebashkiaku dhe gruaja në video kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit.