Pas konfliktit të një dite më parë me njerkun e tij zvicerian, 29-vjeçari shqiptar nuk arrin dot t’i mbijetojë plagëve dhe ndërron jetë në spital.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gerlafingen në Solothurn të Zvicrës. Njerku i tij 54-vjeçar, i quajtur Gjilimser A., e ka rrahur të riun brutalisht në sy të bashkëshortes. 29-vjeçari me iniciale A.A., mori dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.
Gjilimser A. e ka pranuar konfliktin me djalin e bashkëshortes, por ende nuk i ka zbuluar motivet. Ndërkohë policia po heton për të zbardhur detaje të tjera të krimit. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post