Forca të mëdha policore sërish janë stacionuar në Kuvendin e Maqedonisë, pas protestave që janë rikthyer nga përkrahës të VMRO-DPMNE.
Mjete të policisë dhe prani e shtuar e njësiteve speciale, janë parë sot tek Kuvendi, raporton TV21 nga Maqedonia. Mësohet se kjo ka të bëjë me rritjen e masave të sigurisë.
Para disa kohësh ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë morën interes ndërkombëtar të medias.
(M.D/Shuplaka)