Ka reaguar mbrëmjen e sotme kryetarja e LSI-së Monika Kryemadh për ngjarjen e ndodhura në KZAZ-në e Shkodrës, ku një shkollë u përfshi nga flakët.
Bëhet fjalë për KZAZ-në nr.6 të Bashkisë së Vaut të Dejës e cila jo vetëm që u përfshi nga fjalët, por të gjitha materialet zgjedhore u shkrumbuan duke mos mbetur asgjë prej tyre.
Kryemadhi, njësoj si reagimi i Partisë Demokratike më herët, është distancuar nga kjo ngjarje duke u shprehur se asnjë nga mbështetësit e LSI-së nuk do të kryenin një akt të tillë.
“Asnjë mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.
Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe mashtruese të Ministrit të Brendshëm të inkriminuar gjer në fyt, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga qeveria për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme dhe të inskenuar situatën. Së shpejti do i tregojmë me emra e mbiemra këta autorë të këtij provokimi policesk.
U bëjmë thirrje mbështetësve tanë, qindra mijëra qytetarëve të tjerë tu qëndrojnë larg këtyre provokimeve të fëlliqura dhe që të mos bien pre e këtij skenari dhune të inskenuar nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj.”-shkruan ndër të tjera Monika Kryemadhi në reagim.
Reagim i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi:
Dënojmë me forcë djegien e KZAZ në Bushat.
Asnjë mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.
Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe mashtruese të Ministrit të Brendshëm të inkriminuar gjer në fyt, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga qeveria për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme dhe të inskenuar situatën. Së shpejti do i tregojmë me emra e mbiemra këta autorë të këtij provokimi policesk.
U bëjmë thirrje mbështetësve tanë, qindra mijëra qytetarëve të tjerë tu qëndrojnë larg këtyre provokimeve të fëlliqura dhe që të mos bien pre e këtij skenari dhune të inskenuar nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj.
Qeveria do të zhvillojë zgjedhjet e Partisë Socialiste,me KZAZ e Partisë Socialiste në qendrat e votimit të Partisë Socialiste,me komisionerët e Partisë Socialiste, me numëruesit e Partisë Socialiste për ti dorëzuar në fund në KQZ socialiste.
Ne e njohim dhe jemi shumë mirë të informuar për planin kriminal të hartuar nga Edi Rama,personat e ngarkuar me emra të vërteta dhe emrat e rreme, planet operative kohën e fillimit e të mbarimit dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë por edhe që do të demaskohet shumë rreptë nga ne.
Ky plan është totalisht i dështuar, pavarësisht propagandës konfliktuale, përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private.
Të gjithë tashmë e njohim këtë plan kriminal dhe kush mbyll sytë para tij është bashkëfajtor me të.
LSI dhe e gjithë Opozita e bashkuar do ti mposhtë me fuqinë e pamasë të paqes,masivitetit dhe dashurisë e dhimbjes për vendin që këta kriminelë në qeverisje duan ta shkatërrojnë për interesat e trafiqeve, krimit dhe mafias.