Në 20 vjetorin e përkujtimit të Princeshës Diana dy vëllezërit Ëilliam dhe Harry kanë vendosur të ndërtojnë një statujë të re.
Me statujën do të merret i njëjti sculptor që ka prodhuar imazhin e Mbretëreshës Elizabetë që përdoret në monedhat e Britanisë.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e princërve Ëilliam dhe Harry.
Ian Rank-Broadley do të realizojë statujën, e cila tani nuk do të zbulohet deri në vitin e ardhshëm.
“Ian është skulptor jashtëzakonisht i talentuar dhe ne e dimë se ai do të krijojë një vepër të përshtatshëm dhe të qëndrueshme për nënën tonë”,- shprehen Prince Ëilliam dhe vëllai i tij më i vogël Harry në një deklaratë.
Statujën e nënës së tyre e cila vdiq në një aksident automobilistik të Parisit 20 vjet më pare, Ëilliam dhe Harry do ta vendosin jashtë shtëpisë së tyre zyrtare në Londër, Kensington Palace.
Diana, gruaja e parë e trashëgimtarit të fronit Prince Charles, u vra kur limuzina që mbante atë dhe të dashurin e saj Dodi al-Fayed u aksidentua në një tunel të Parisit në gusht 1997. Ëilliam ishte 15 vjeç dhe Harry ishte 12 vjeç në atë kohë.
(F.M/Faxweb)