Britaniku Chris Pawley 30 vjeç dhe australiania, Julia Monaco 26 vjeçe, i shpëtuan për mrekulli sulmit terrorist në Barcelonë. Ata shpëtuan teksa një furgon goditi turmën e njerëzve dhe vrau 14 persona duke u futur në një strehë dyqani aty pranë.
Por ata kishin shpëtuar edhe më parë një sulmi tjetër terrorist. Chris kishte qenë në arenën e koncertit të Ariana Grandes në Manchester. Por ai u largua vetëm pak çaste para se kamikazi të shpërthente.
Ndërsa austaliania Julia i ka shpëtuar dy sulmve terroriste, asaj të London Bridge në Londër ku humbën jetën 7 persona dhe sulmit të Notre Dame në Paris, ku një person sulmoi me çekiç efektivët e policisë shkruan Tg.com. (J.V/Shuplaka)