Valbona Selimllari po shijon disa ditë pushimi baskë me 3 fëmijët e saj. Miss-i i parë shqiptar, ka pasur një verë të mbushur plot me punë, por së fundmi po shijon disa ditë relaksi për veten dhe familjen e saj.
Foto e mëposhtme sipas “Revista Who” është shkrepur dhe postuar nga një prej familjarëve të saj, për t’u fshirë brenda pak sekondash.
Theksojmë se Valbona Selimllari është shumë hermetike kur vjen puna tek fëmijët, sepse siç ka thënë shpesh në intervista, dëshiron që ata ta marrin vetë vendimin për t’u bërë ose jo të famshëm. (J.V/Shuplaka)