23:54 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Njihej si “Ari”/ U kap me armë e tritol në mes të Athinës, telefoni i zbulon 39-vjeçarit nga Divjaka lidhjet me mafien greke

10:13 | 16/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Gjitha
0
Njihej si “Ari”/ U kap me armë e tritol në mes të Athinës, telefoni i zbulon 39-vjeçarit nga Divjaka lidhjet me mafien greke

Policia greke ka zbuluar lidhje të dyshimta me të ashtuquajturën “Mafia greke” në telefonin e 39-vjecarit nga Divjaka, Armiol Rrasa, i arrestuar të premten në Athinë teksa kishte fshehur në sedilet e pasme të makinës 1 pistoletë TT dhe 2 kallëpe tritoli.

Celulari i tij duket se ka “kontakte” me persona që dyshohet se janë lart në hierarkinë e grupeve të gjobëvënies në Greqi. Oficerët e sektorit kundër gjobëvënieve në policinë e Athinës po hetojnë se ku do të përfundonte sasia e tritolit, për kë po e transportonte 39-vjeçari dhe nëse do të përdorej në shpërthime të natyrës zhvatëse.

Ndërkohë është zbuluar dhe arsyeja pse ai u arrestua në 2008 dhe u lirua në 2015 edhe pse ishte i dënuar me burgim të përjetshëm. Konkretisht Rrasa është arrestuar pasi është kapur me 4 kg heroinë dhe 40 kg marijuanë. Ai është dënuar nga shkalla e parë e gjyqësorit me burgim të përjetshëm, ndërsa ka qenë apeli ai që i ka dhuruar lirinë.

Armiol Rrasa i njohur si “Ari” rezulton i arrestuar 12 herë në Greqi, madje për herë të parafundit ndaj tij është ngritur akuzë në qershor të këtij viti për përdhunimin e një te miture, nga e cila nuk dihet se si ka shpëtuar pa qëndruar në qeli pasi vetëm një muaj më pas rezulton të jetë arrestuar sërish për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ari

Precedentët e tij:
09.04.2003 – arrestuar për tentativë vjedhje dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.07.2005 – arrestuar për shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.11.2007 – arrestuar dhe dëbuar.
10.11.2008 – arrestuar për drogë dhe dënuar me burgim të përjetshëm.
31.07.2015 – liruar nga psikiatria e të dënuarve në burgu e Koridhalos me urdhër dëbimi të përjetshëm nga Greqia.
23.02.2016 – arrestuar për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.07.2020 – arrestuar si i kërkuar me dënim për vjedhje.
17.01.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për falsifikim.
31.07.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.11.2021 – arrestuar për mbajtje pa leje të armëve (iu gjet një thikë e palosshme).
06.03.2024 – iu ngrit akuzë për dhunë në familje.
04.06.2024 – iu ngrit akuzë për përdhunimin e një të miture.
06.07.2024 – u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Armiol Rrasa rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri.

Pas

E rëndë në Kamëz, përplaset me makinë në oborrin e banesës, ndërron jetë 2-vjeçari

Para

Mbërrin në Shqipëri makineria moderne/ Balluku: Punimet në linjën hekurudhore në fazë të re

Para
Mbërrin në Shqipëri makineria moderne/ Balluku: Punimet në linjën hekurudhore në fazë të re

Mbërrin në Shqipëri makineria moderne/ Balluku: Punimet në linjën hekurudhore në fazë të re

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.