08:49 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Njihej si përdorues droge, kush është biznesmeni që i hodhi granatën në zyrë kryebashkiakut të Lushnjes

12:06 | 31/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Njihej si përdorues droge, kush është biznesmeni që i hodhi granatën në zyrë kryebashkiakut të Lushnjes

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe. Bëhet e ditur se autori Gëzim Saraçi nga Lushnja, është shkarkuar 5 vite më parë nga Tushe.

Mësohet se Saraçi njihet në Lushnje si përdorues droge, ndërkohë që motivet e këtij krimi dyshohet se lidhen me mosmarrëveshje që kryebashkiaku Tushe ka pasur me shoferin, jashtë postit të tij, që tashmë do bëhen objekt hetimi lidhur me këtë ngjarje.

Fax News mëson se ish-shoferi ka biznese ndërtimi në Lushnje, ndërkohë që pasi u pushua nga puna si shofer i kryebashkiakut, u zhvendos që të jetonte jashtë vendit në Itali.

Ndërkohë Partia Demokratike në një deklaratë për mediat shkruan se të gjitha rrethanat tregojnë se goditja e kryebashkiakut të Lushnjës është prishje pazaresh mes tij dhe ish shoferit, me të cilin ka ndarë bashkë para nga droga, prostitucioni dhe korrupsioni.

Më tej Partia Demokratike shkruan se “Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant droge dhe prostitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij.”

Ndërkaq bëhet e ditur se Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe ka marrë një plagë siperfaqësore në gjoks, po merr mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.

Po ashtu edhe sekretarja e tij Erisa Qalli po mjekohet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.

Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit.

Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policise Kriminale ne Policine e Shtetit dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: erisa qalliufatos tueshegezim saraciperdorues droge
Pas

“Në vend të një urimi…” Lubonja rrëfen historinë: Ishulli u zbraz nga njerëzit dhe mbetën vetëm statujat prej guri

Para

Tentoi të vrasë me armë zjarri dy persona, arrestohet 27-vjeçari nga Shijaku

Para
Lihet në burg miku i ngushtë i Eri Zefit, dyshohet se e nxorri në pritë për ta vrarë

Tentoi të vrasë me armë zjarri dy persona, arrestohet 27-vjeçari nga Shijaku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtohen rastet e sulmeve me thikë, si mund të parandalohen?

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.