Lukas Shehu, fëmija që fitoi festivalin “Model & Talent World 2017” që u zhvillua në Turqi, zbulon disa detaje mjaft interesante nga eksperienca e tij.
I ftuar në emisionin “Top Show”, Lukasi tregon se anëtarëve të jurisë u ka bërë si dhuratë një shishe me raki nga Skrapari, vendi i tij i vendlindjes.
Pjesë nga biseda me Alban Dudushin:
Dudushi: Po Çorovoda është bërë kryeqytet tani më thanë…
Lukas: Po po është rimëkëmbur nga fillimi.
Dudushi: Si është bërë, nga fillimi?
Lukas: Po po.
Dudushi: Po kush e bëri nga fillimi?
Lukas: Kryebashkiaku dhe Presidenti.
Dudushi: Ky presidenti që kemi apo ai që do vijë?
Më tej, Lukasi tregon se pas kthimit në Shqipëri ka takuar edhe presidentin e ardhshëm Ilir Meta, me të cilin ka bërë një bisedë mjaft të këndshme.
“Diçka e bukur që atij iu bë qejfi kur ia thashë është se jurisë është se unë për dhuratë i bëra raki. Dhe kur juria më pyeti se çfarë ishte ajo, unë i thashë se është një pije alkolike që vjen nga qyteti jonë, dhe se qyteti jonë njihet vetëm nga rakia dhe nga presidenti.”, tregon Lukasi. Për më shumë ndiqni bisedën në televizion. (D.D/Shuplaka)