Dy ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Bushati dhe Kotzias kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve mes dy shteteve.
Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, njohja e lejeve të drejtimit është zhvillim pozitiv pasi do të krijojë lehtësi lëvizjeje dhe komunikimi mes shtetasve të dy vendeve fqinje. Marrëveshja do të lehtësojë ndjeshëm jetën e qytetarëve që jetojnë e punojnë në Greqi.
Marrëveshja parashikon që qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës, për marrjen e lejes së drejtimit greke, e cila ka edhe një impakt financiar nga 700 deri në 1000 euro. Qytetarët do të dorëzojnë lejen e drejtimit të marrë në Shqipëri, dhe do të marrin atë greke duke u krijuar mundësi, të qarkullojnë ose të punësohen si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë.
(E.L./Faxweb)