Pas arrestimit nga policia si të dyshuar se ushtronin veprimtari të paligjshme të dhënies së parave hua, të njohur ndryshe edhe si banda e fajdeve, kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Shkodrës 12 të arrestuarit e operacionit “Maranaj”.
Shtetasit do të dalin sot para gjyqit për tu njohur me masën e rivlerësimit dhe të sigurisë.
Sipas burimeve të arrestuarit kanë mohuar të gjitha akuzat dhe se do t’I kërkojnë gjykatës pafajsinë.
12 shtetasit e arrestuar akuzohen për veprat penale të “Pastrimit të Produkteve të Veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të paliçensuar”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “Mos kallzim krimi”.
Identiteti i 12 të arrestuarve:
- Byrhan. Alija. 61 vjec nga Shkodra
2. Edi Memcaj, 33 vjec nga Shkodra
3.Adri Bala 22 vjec, nga Shkodra;
4. Artan Dragani 39 vjec nga Shkodra
5. Marjan Bregu 31 vjec nga Shkodra
6.Vinko Nikprelaj 37 vjec lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;
7. Eduard Fusha, 38 vjec nga Shkodra
8. Elidon Qerimaj, 41 vjec, nga Shkodra
9. Pashko Vuksanlekaj, 54 vjec nga Shkodra;
10. Lul Sylja, 48 vjec nga Shkodra;
11. Naim Ahmetaj 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
12. Ilir Sokoli