Është konfirmuar në detyrë Ardian Dvorani, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, ky ka qenë vendimi i dhënë pak minuta më parë nga ana e KPK-së.
Dvorani mori fillimisht një vlerësim negativ nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave pasi nuk kishte deklaruar në deklaratën “veting” një shumë prej 9.9 milionë lekësh kursime të familjarëve të tij të mbajtura në banka, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe vetë Dvorani shpjeguan se këto kursime janë deklaruar në deklaratën periodike vjetore të subjektit ndërsa mosdeklarimi në deklaratën “veting” ka qenë pasaktësi dhe jo fshehje.
Ndërkohë që konfirmimin e tij e kishte paralajmëruar PD disa ditë më parë, edhe pse Dvorani nuk justifikonte 99 milionë lekë.
“Dvorani që njihet si çanta e shpinës së Xhafës u mor në mbrojtje nga KPK-ja, pavarësisht se ai nuk justifikonte 99 milionë lekë.
Në një rast të paprecedentë KPK-ja përmbysi raportin e ILDKP-së me argumentin se harroi të plotësonte një fletë. Vettingu duhet ta shkarkonte që sot Dvoranin. Mandati i tij ka mbaruar që para 4 vjetësh” tha Strazimiri.
“Pse gjithë kjo sakrificë për Dvoranin? Është prokuror i Partisë së Punës. Ai është ideatori i çdo vendimi të marrë ndaj opozitës gjatë qeverisjes së majtë. Dvorani do e kalojë vettingun, megjithëse nuk justifikon pasurinë” u shpreh Strazimiri dy ditë më parë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post