Kishit menduar se një agjent sigurie mund të ishte vetëm një mashkull I stërvitur e plot muskuj?!
E keni pasur gabim gjithë kohës.
Ekipi i sigurisë së presidentit turk Erdogan është një nga ekipet më të përgatitura dhe nuk na shkonte mendja që mund të kishte dhe agjente kaq simpatike.
Ajo që tërhoqi vëmendjen e fotoreporterëve gjatë vizitës historike të presidentit Erdogan në Greqi ishte një vajzë, e cila ndodhej në aeroport gjatë zbritjes së presidentit turk në aeroportin “Eleftherios Venizellos”.
“Kush është engjëlli që mbron Sulltanin?”, shkruanin mediat greke.
Bëhet fjalë për Sofia Papajorgjiu.
Në të vërtetë bukuroshja që u mori mendjen të gjithëve nuk ishte truprojë e Erdoganit ishte bodigarde e forcave greke “ELAS” dhe se shërbente prej vitesh në shoqërimin e personaliteteve të huaja që vizitojnë vendin.
(F.M/Faxweb)
Discussion about this post