19:52 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Njihuni me 200 lekëshin monedhë, përkujtimore e Nënë Terezës

21:29 | 05/09/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Njihuni me 200 lekëshin monedhë, përkujtimore e Nënë Terezës

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, Banka e Shqipërisë ka rikujtuar edhe një herë monedhën e emetuar në vitin 2012, si shenjë përkujtimore për këtë figurë të shquar dhe të dashur për Shqipërinë dhe mbarë botën.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të BSH janë ri cilësuar detajet e kësaj monedhe, të përpiluar posaçërisht për të kujtuar ditën kur Papa Françesku e shpalli atë shenjtore në një ceremoni madhështore në sheshin “Shën Pjetër”, ku merrnin pjesë mijëra besimtarë nga e gjithë bota. Pikërisht 5 shtatori shënon Ditën e Shenjtores shqiptare, Shën Tereza e Kalkutës.

Në qendër të monedhës qëndron një pëllumb i stilizuar në fluturim, si simbol i paqes, ngjyra e të cilit së bashku me atë të shiritave harkorë e harmonikë, që mbyllin formën rrethore të monedhës, është e njëjtë me atë të shamisë, në pamjen pas të monedhës. Në pjesën e poshtme, shkruhet vlera emërore, 200 Lekë.

Në hark sipër, në formë simetrike, dy degë ulliri, si simbol i paqes që Nënë Tereza përcolli midis njerëzve. Ndërsa në pamjen e pasme, në qendër të monedhës është vendosur portreti i Nënë Terezës. Mbi portret shkruhet “NËNË TEREZA” dhe vitet e lindjes e të vdekjes. Poshtë portretit shkruhet emri i lindjes “Anjezë Gonxhe Bojaxhiu” dhe në hark poshtë “SHQIPËRI – ALBANIA 2012”, specifikohet në mesazhin e publikuar nga BSH.

Etiketa: 200 lekemonedhe
Pas

Aksident i rëndë në Elbasan, tre të plagosur

Para

“Ti jepet fund pushtetit pa limit të kryetarëve” Rudina Hajdari reagon për raportin e OSBE-ODIHR

Para
Hajdari flet gjuhën e Ramës dhe në ’emër’ të ndërkombëtarëve: Opozita po pengon hapjen e negociatave

"Ti jepet fund pushtetit pa limit të kryetarëve" Rudina Hajdari reagon për raportin e OSBE-ODIHR

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Hamasi duhet të dorëzojë armët”, kryeministri palestinez thirrje në OKB: Gaza duhet të kontrollohet nga Autoriteti Palestinez

Shtetet e BE-së luftojnë mbipopullimin e burgjeve, disa vende shqyrtojnë planet për transferimin e të dënuarve

Zelensky miraton ligjin e ri, ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

Britania paralajmëron: Do njohim shtetin e Palestinës në shtator nëse Izraeli nuk vepron për t’i dhënë fund tmerrit në Gaza

SHBA-të transferojnë armë shtesë bërthamore në Britani?

Kryeministri palestinez thotë se Hamasi duhet të çarmatoset dhe Gaza duhet të kthehet nën kontrollin e Autoritetit Palestinez

Një person i armatosur vret katër persona, përfshirë një oficer policie në një rrokaqiell në New York – identifikohet i dyshuari

Durimi i Trump po mbaron, kjo rrit shanset për takim midis presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë – thotë diplomati i lartë ukrainas

Përmbytet varka në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit, 18 emigrantë humbin jetën dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur

Sekuestrohen 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.