Alketa Selimaj është një prej shqiptareve që garon për zgjedhjet europiane, që mbahen këtë të diel.
Ajo garon në Belgjikë, dhe renditet e pesta për deputete federale, në Partinë CDH.
CDH, Qendra Demokrate Humaniste, është një parti e qendrës së Djathtë, anëtare e Partive Popullore ku aderon edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.
.Si themeluese e shoqatës së parë për femratnë Belgjikë, ajo ka ndihmuar shumë vajza, gra dhe nëna, që të integrohen e të ecin përpara.
Zgjedhja në Parlamentin Europian e politikanëve shqiptarë do të ishte një sukses i jashtezakonshem dhe një mbështetje e padiskutueshme për vendin tonë në procesin e integrimit. Me Alketa Selimajn, Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi, do të kenë një avokate të sigurtë, një zë më shumë në krah, drejt rrugës europiane.