Dy vajzat e quajtura Evangjelia L dhe Anxhela B, të cilat janë të dyja nga 18 vjeçe prej kohësh janë kthyer në një makth për banorët e Tiranës. Të dyja këto janë xhepsitet më të rrezikshme në kryeqytet. Ato vepronin kudo nëpër lokalet e kryeqytetit, në autobusa dhe rrugë. E.L dhe A.B janë arrestuar nga policia pas një hetimi të gjatë, shkruan Lapsi.al.
Vjedhja:
Por si organizohej vjedhja? Njëra prej vajzave bënte roje, ndërsa tjetra vepronte. Në shumë raste ka pasur edhe aparate celularë të vjedhur nëpër lokale, teksa klientët mund t’i linin në karikim. Në raste të tjera dy xhepistet dilnin me thikë në rrugë dhe kërcënonin gra ose vajza për t’i marrë çantën. “Oaz” vjedhjesh për to ishin autobusët e kryeqytetit.
Ato vepronin të koordinuara në disa prej linjave të Tiranës. Policia ka arritur të dokumentojë me prova shumë prej vjedhjeve të tyre dhe dy adoleshentet tashmë do të përballen me drejtësinë. (J.V/Shuplaka)