UEFA ka përzgjedhur golin më të mirë dhe lojtarin më të mirë të javës në kuadër të raundit të katër të UEFA Champions League.
Është Cristiano Ronaldo, goli i të cilit është përzgjedhur si më i miri i javës, i cili u realizua në përballjen kundër Manchester United që u zhvillua në “Allianz Stadium”. Ronaldo mori një top të gjatë nga Leonardo Bonucci, të cilin e goditi pa e ndalur atë duke ndëshkuar ish-skuadrën që luajti për plot 6 sezone.
Ndërsa, lojtari i javës është përzgjedhur sulmuesi anglez i Tottenham Hotspur. Ai shënoi dopietë në përmbysjen në “Wembley” kundër PSV-së duke i dhënë klubit të tij shpresa për kualifikim për në raundin tjetër. 25-vjeçari kishte kandidatë, sulmuesin e Crvena Zvezda, Milan Pavkov, mesfushorin e Manchester City, Riyad Mahrez dhe francezin e Real Madrid, Karim Benzema.
(B.B/ Faxweb.al)