Jo të gjithë janë të aftë të menaxhojnë paratë, të kursejnë apo të kenë gjithmonë atëhere kur i duhet. Epo ky nuk është problem më i madh vetëm për këto 3 shenja të horoskopit. Janë një shembull shume i mirë për sa i përket kursimit dhe problemeve nga ana ekonomike:
Demi: Personat që i përkasin kësaj shenje janë llogaritarë të lindur. Nuk kanë nevojë për laps e letër. Nuk kanë nevojë as për makinë llogaritëse, pasi e kanë gjithçka të programuar në kokë. Ata nuk i lejojnë vetes shpenzime të kota, prandaj dhe zgjedhin të kursejnë. Janë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin me xhepin bosh.
Virgjëresha: ajo përdor paratë, por edhe paratë e përdorin Virgjëreshën Janë shumë të moderuara kur bëhet fjalë për të bërë blerje të reja apo shpenzuar sasi të konsiderueshme për veshjet, udhëtimet etj. Natyra detajiste dhe perfeksioniste bën që të mos bien lehtë në kurthin e uljeve apo blerjeve të çmendura. Kursejnë shumë por njëkohësisht kënaqin nevojat e tyre të së tashmes.
Bricjapi: Kjo shenjë është një ndër më punëtoret e të gjithave. Janë gjithmonë me këmbë në tokë dhe u pëlqen të analizojnë çdo risk që mund t’u kanoset. Ata punojnë fort dhe mendojnë për ditë të vështira. Nuk shpenzojnë asnjëherë për gjëra pa vlerë.