13:22 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Njihuni me parashikimin e yjeve për ditën e sotme

06:49 | 20/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
3 shenjat më me fat për muajin Maj

Dashi

Gratë do të luajnë një rol të spikatur gjatë ditës tuaj. Nënat, hallat apo fqinjët do të bashkëveprojnë me ju në një mënyrë shumë të fuqishme dhe interesante. Këto gra kanë krijuar një imazh të mirë tek ju, që kështu dëgjojini këshillat që do ju ofrojnë sot. Ato nuk do ju tregojnë se si të jetoni jetën tuaj, por thjesht do ju ndihmojnë për diçka që mund të mos e kishit konsideruar më parë. Edhe nëse ndiheni të lodhur, rezistoni mos e shfaqni para tyre, thjesht ofrojini buzëqeshje. Krijojini besim dhe atyre dhe bëji të mendojnë që ju jeni dakort me atë që po thonë.

Demi

Është kënaqësi që njerëzit duan të kalojnë kohën dhe të argëtohen me ju, por sot qëndrimi në shtëpi do jetë më tepër tërheqëse se sa një natë jashtë nëpër qytet. Prandaj, kur vjen një ftesë nga shoqëria, mos u ndjeni fajtor nëse do e refuzoni atë. Jini të sinqertë dhe shpjegoni që thjesht nuk jeni në humor. Personi që po bën ftesën mund të jetë në një marrëdhënie dashuria që kështu nuk do e ketë problem të organizojë një takim me të dashurën. Shmangni njerëzit që po ju shtyjnë të kaloni më shumë kohë me ta sesa dëshironi.

Binjakët

Gjatë ditës, ju mund ta keni jashtëzakonisht të vështirë të pranoni dëshirat e njerëzve të tjerë. Ju mund të shqetësoheni shumë kur dikush dëshiron të bëjë diçka në mënyrë të re sepse juve ju pëlqen mënyra e vjetër. Mund të ndiheni më pak të adaptueshëm tani, sepse kohët e fundit ka pasur shumë ndryshime në jetën tuaj. Shmangni përfshirjen në situate sociale ku mund të kërkohet marrja e një vendimi në grup.

Gaforrja

Një koincidencë zbavitëse do t’ju mbajë ju dhe njerëzit tuaj aktivë gjatë gjithë ditës. Do ju shtohet humori dhe do qeshni aq shumë sa do mbani barkun me dorë. Sa herë të takoheni me dikë, sigurohuni të dini se me kë po flisni sepse supozimet tuaja mund të krijojnë situata shumë qesharake.Ditën e sotme sado të përpiqeni të jeni seriozë, sensi juaj i humorit është aq i mprehtë sa nuk do të merrni asgjë parasysh.

Luani

Jini të lirshëm dhe të ngrohtë ditën e sotme. Të gjithë ata që takoni dhe përshëndesni dhurojini një buzëqeshje dhe një përshëndetje të përzemërt. Keni për ta parë që gjithë mirësinë që i keni dhuruar këtyre personave, një ditë do t’jua shpërblejnë duke ju ofruar ndihmën e tyre. Nëse do arrini një sukses, do jetë e mundur për shkak të mbështetjes që do merrni nga ata.

Virgjëresha

Inkurajimi që ishin duke pritur do të vijë më në fund ditën e sot, nga një burim shumë ngushëllues. Disa persona do t’ju gëzojnë dhe do t’ju mundësojë të dilni pak më shumë nga monotonia juaj, gjë që do t’ju hap sytë se sa të aftë jeni në të vërtetë. Ata do ju ofrojnë ndihmën që ju nevojitet. Ju jeni pjesë e rëndësishme në jetën e dikujt dhe sot do arrini ta kuptoni këtë gjë.

Peshorja

Bëni gjithçka që duhet për projektet tuaja të tanishme dhe mos u përpiqni të ndiqni një diçka të re dhe të pa provuar më parë. Edhe nëse kjo sipërmarrje apo projekt i ri duket shumë më interesant sesa ai që po punoni tani, nuk është ashtu. Qëndroni të përkushtuar për detyrat në fjalë, dhe do të gjeni vlerësime të reja për gjërat më të vogla në jetë. Kur të gjithë bashkohen në mënyrë të përsosur, do të ndjeni një lloj kënaqësie që nuk e keni ndier kurrë më parë.

Akrepi

Kushtojini rëndësi çdo ndjesie tuajën. Lëreni spontanitetin të udhëheqë vendimmarrjen tuaj. Edhe nëse njerëzit po ju thonë që të mos shqetësoheni për diçka, mos u bindni. Nëse ju mendoni se diçka me peshë po ndodh, atëherë keni të drejtë. Një angazhim i ri po ndodh në jetën tuaj dhe përpiquni ta rregulloni atë pa zemëruar apo zhgënjyer dikë.

Shigjetari

Ndiqni gjendjen shpirtërore sot sepse nuk do jetë aspak e gabuar. Kini besim tek nëndërgjegjia juaj sepse e di saktë se çfarë është më e mira për ju. Nëse papritmas ju lind dëshira për një shëtitje të gjatë, përpiquni ta bëni atë. Trupi jot ndoshta po ju kërkon të merni pak ajër të pastër dhe të bëni stërvitje. Nëse do ndjeni dëshirën të largoheni nga bota dhe të qëndroni vetëm, bëjeni atë të ndodhë. Nënndërgjegjia juaj po përpiqet t’ju tregojë se keni nevojë për pak vetmi.

Bricjapi

Një mendje e qartë sot do t’ju mbajë larg nga papastërtia kur njerëzit fillojnë të hedhin baltë. Zakonisht ju nuk i merrni gjërat personale dhe nuk e shikoni të arsyeshme të kontrolloni se si veprojnë njerëzit e tjerë. Të njëjtën gjë bëni dhe sot. Qëndrimi objektiv do ju ndihmojë të jeni të shëndetshëm. Kjo është një ditë për tu larguar nga situata të pakëndshme sepse nuk do keni asnjë përfitim. Ju e dini shumë mirë kur është e nevojshme prania juaj dhe sot përfundimisht nuk është ajo ditë.

Ujori

Një lidhje e ngushtë emocionale mund të ndjehet sikur po rritet paksa sot, por ju nuk duht ta merrni shumë personalisht këtë gjë. Nëse dikush që zakonisht ka gjithë kohën e botës për ju, nuk u përgjigjet mesazheve apo telefonatave tuaja, nuk është sepse ata nuk dëshirojnë, por mund të kenë disa probleme në jetën e tyre dhe duhet të kujdesen për to. Jepuni atyre pak hapësirë për disa ditë.

Peshqit

Nuk ka asgjë më të kënaqshme sa të krijosh diçka të re veçanërisht kur i bën të gjitha vetë. Kur ngjiteni në një mal pa ndonjë ndihmë nga askush tjetër, pamja në krye është më e bukur nga sa mund ta imagjinonit. Pra, nëse ju jeni duke kryer një detyrë vetëm, u përqendroni në faktin se nuk ka askush atje për t’ju ndihmuar. Përqendrohuni në faktin se nuk do ketë asnjë tjetër që të ndash lavdërimet, do i merrni të gjitha vetë.

Pas

VIDEO/ “Po e them se më provokoi Preçi”, Ylli Manjani për KÇK: Është si puna halli im p*llon tatin

Para

E mbuluar e gjitha në gjak/ Modeles i thyejnë shishen në kokë në mes të ‘pub-it’

Para
E mbuluar e gjitha në gjak/ Modeles i thyejnë shishen në kokë në mes të ‘pub-it’

E mbuluar e gjitha në gjak/ Modeles i thyejnë shishen në kokë në mes të ‘pub-it'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjidhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës, kryetari i komisionit: Gjithçka gati!

Kreditë me probleme ranë sërish lehtë në mars, prekin minimum të ri për 17 vitet e fundit

Kapja e 120 kg kokainë, 8 të arrestuar në Spanjë, mes tyre një shqiptar

Zgjedhjet e 11 majit “blindojnë” burgjet, masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit. Mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

“Është kryevepër”/ Rama inspekton punimet e reja në aeroportin “Nënë Tereza”: Do jetë ndër më të bukurit e Europës

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura edhe të shtunën, më 10 maj/Lehtësim për qytetarët për tërheqjen e kartave të identitetit

Shkodër/Aksident mes dy motorësh në Unazën Lindore, plagoset 24-vjeçari

Greqi/ Shpërthen bombula e gazit, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

Prej 6 ditësh i humbur nën “malin” e rërës dhe kromit, trupi i pajetë i Ardit Beshiri u gjet 4 km larg vendngjarjes

LAJMI I FUNDIT/E zuri poshtë masivi i dheut, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.