Kjo është shqiptarja që me bukurinë e saj dhe talentin i çmend të gjithë amerikanët. Bëhet fjalë për Antoinette Kalaj e cila është modele dhe aktore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka lindur në Bronx dhe që prej moshës 17-vjeçare filloi të merrej me modelizëm për brendin e rrobave, ‘The Limited’.
Por pasi filloi të jetonte në Michigan, ajo nisi të merrej edhe me aktrim. Po kështu pas pjesëmarrjes së saj në filmin “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides” ajo u vendos në Los Angeles për të ndjekur karrierën e plotë si aktore. Karrira e saj nuk u ndal këtu. Shumë shpejt u angazhua në serialin “Gossip Girl” (krahas Elizabeth Hurley, Chace Crawford e Blake Lively), ndërkohë që vazhdonte të angazhohej në fushata reklamuese dhe angazhime të modës, shkruan gazeta ekspress. (J.V/Shuplaka)