Kujdesi i duhur për vaginën është tepër i rëndësishëm për të mbajtur bakteret jashtë saj. Ka një shumëllojshmëri produktesh në treg për përmirësimin e shëndetit të vaginës, për fat të keq, shumë nga këto produkte bëjnë më shumë dëm sesa dobi. Kujdesuni për shëndetin tuaj duke zbatuar këto këshilla.
Terapia me avull: Shumë të famshëm e praktikojnë shpesh, duke pretenduar se avulli hyn në trup, duke pastruar vaginën dhe mitrën dhe duke larguar infeksionet . Gjinekologët, janë kundër kësaj praktike, pasi avulli i nxehtë mund të shkaktojë djegie në vaginë.
Pastrimi i thellë i vaginës: Vagina është e mahnitshme, pasi ajo jo vetëm zgjerohet mjaftueshme për të nxjerrë një fëmijë gjatë lindjes, por gjithashtu pastron veten. Shumë gra përdorin ujë dhe pastrues, për të pastruar vaginën e tyre deri në thellësi. Mjekët rekomandojnë që gratë të mos e bëjnë këtë veprim. Ky pastrim mund të shkaktojë infeksion, të çojë në shterpësi dhe të ndikojnë në shfaqjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Një pjesë që duhet të pastrohet rregullisht është lëkura në pjesën e jashtme të vaginës. Ajo duhet pastruar butësisht duke përdorur vetëm ujë të ngrohtë në dush.
Pirsing: Disa vite më parë, pirsi gjenital u bë shumë popullor. Për fat të keq, ai mund të jetë shumë i dëmshëm, kur është fjala për shëndetin vaginal. Edhe pse procedura mund të realizohet si duhet, është johigjienik, në shumicën e shteteve. Eshtë e vështirë të dihet nëse personi që realizon pirsini është duke përdorur teknikat e duhura dhe mjete të sterilizuara. Pirsi mund të shkaktojë iritim, mund të kapet në rroba dhe mund të lejojë bakteret dhe infeksionet të hyjnë në zonën gjenitale./Shëndeti.com