06:44 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Njoftimi i rëndësishëm nga Tatimet: Data 10 Korrik afati fundit për…

08:48 | 01/07/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Njoftimi i rëndësishëm nga Tatimet: Data 10 Korrik afati fundit për…

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dëshiron të sjellë në vemendje se data 10 korrik 2018 është afati i deklarimit të librave të shitjes dhe blerjes për tatimpaguesit me qarkullim 2-5 milionë lekë, të përfshirë në skemën e TVSH-së që prej datës 1 Prill 2018.

Tatimpaguesit, duhet të mbajnë në konsideratë se të dhënat e blerjeve dhe shitjeve regjistrohen në librat e shitjes dhe blerjes në baza mujore.

Dorëzimi i librave kryhet në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing, nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik që ka vetë subjekti, në rubrikën “Librat e Shitjes dhe Blerjes”.  Brenda datës 10 Korrik duhet të deklarohen librat e shitjes dhe blerjes për periudhat tatimore Prill, Maj dhe Qershor.

Në Librin e Shitjes, tatimpaguesi, duhet të regjistrojë në mënyrë kronologjike çdo faturë tatimore shitjeje të lëshuar prej jush, si dhe përmbledhjen e qarkullimit ditor të memorizuar të pajisjes fiskale në një shifër të vetme mujore. Po kështu, në Librin e Blerjes, tatimpaguesi regjistron çdo faturë blerje malli me dhe pa TVSH, sipas kolonave përkatëse.

Totalet e të dhënave, të regjistruara në librat e shitjes dhe blerjes, plotësohen në rubrikat përkatëse të Deklaratës mujore të TVSH-së, e cila është e thjeshtuar.  Ajo dorëzohet po në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing. Deklaratat e muajve Prill, Maj dhe Qershor duhet të dorëzohen brenda datës 16 Korrik 2018.

Për mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elekronik të librave të shitjes dhe blerejes si dhe deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, ju mund të klikoni në linkun:

https://bit.ly/2Kj30HM

Për çdo paqartësi apo problem, ju mund t’i drejtoheni shërbimit Live Chat ose të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 të Qendrës së Thirrjeve.  Një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale, nga e hëna në të enjte  ora 08:30-18:00 dhe e premte  ora 08:30-16:00.

Administrata Tatimore, ju fton të vizitoni edhe “Këndin e Asistencës”, i dedikuar për biznesin e vogël, që ndodhet në sportelet e Shërbimit për Tatimpaguesit në të gjithë vendin.

Etiketa: Tatimet
Pas

Gjenerali amerikan paralajmëron rreziqe në Ballkan: Ky është rajoni ku historikisht janë konfrontuar civilizimet

Para

U kap duke vjedhur në Bruksel, del emri i zyrtares së lartë shqiptare që u pezullua nga puna

Para
U kap duke vjedhur në Bruksel, del emri i zyrtares së lartë shqiptare që u pezullua nga puna

U kap duke vjedhur në Bruksel, del emri i zyrtares së lartë shqiptare që u pezullua nga puna

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.