Një i ri shqiptaro-amerikan ka gjetur vdekjen në Orangetown në Nju Jork.
Viktima Altin Nezaj po udhëtonte në mjet së bashku me 2 persona të tjerë, për të cilët policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion.
Emri i të ndjerit u bë i njohur për publikun nga një mesazh i shkollës ku mësonte.
Altini ishte edhe anëtar i ekipit të futbollit të shkollës që do të mbajë sonte zi, duke ndezur qirinj në kujtim të tij.
Sipas informacioneve nga policia lokale mjeti ku udhëtonte i riu Nezaj ra nga një mbikalim në Route 304 duke u përmbysur në shinat e trenit.