Aktivisti Zirkon Disha ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihen koshët e mbeturinave të stërmbushur me mbeturina që kanë zënë dhe trotuarin.
“No comment”, shkruan Disha.
Me sa duket koshët e mbeturinave kanë ditë të tëra pa u pastruar ose janë të pamjaftueshëm për të përballuar mbeturinat e hedhura nga qytetarët në atë zonë.
Bashkia e Tiranës kohë më parë kishte vendosur në rrugët e Tiranës kosha që ishin të përshtatshëm për ndarjen e mbeturinave por mesa duket përpara se të mendoj për këtë duhet që të mendojë për shtimin dhe pastrimin e tyre në kohë, përpara se mbeturinat të bllokojnë trotuaret dhe të ndotin ambientin.
Zona për të cilën bëhet fjalë është Astiri, kjo mësohet nga komenti që aktivisti bën poshtë fotos duke i’u përgjigjur pyetjes së një qytetari. (B.H/Shuplaka)