08:10 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Nobel’-i në Letërsi/ “Unë dhe djali im e dëshironim”, Janulla Rrapi për Kadarenë: Kryevepra e tij do të ishte pendesa

12:21 | 11/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Nobel’-i në Letërsi/ “Unë dhe djali im e dëshironim”, Janulla Rrapi për Kadarenë: Kryevepra e tij do të ishte pendesa

Janulla Rrapi, nëna e djalit që dashuronte vajzën e Ismail Kadaresë, ka reaguar pas vendimit të Akademisë Suedeze për t’iu dhënë çmimin “Nobel” në Letërsi dy shkrimtarëve, polakes Olga Tokarczuk dhe austriakut Peter Handke.

Rrapi kujton se i nominuari i parë shqiptar për këtë çmim ka qenë Gjergj Fishta ndërsa thekson se pas rënies së sistemit komunist, çdo vit në muajin tetor Ismail Kadare, edhe pse i shërbeu me besnikëri e përulje atij sistemi dhe e ngriti në piedestal figurën e diktatorit Enver Hoxha, pret me ankth ta fitojë atë.

“Si shqiptarë dhe si njerëz që e duam shumë atdheun tonë, edhe pse prej gati 30 vjetësh jemi të larguar nga halli prej tij, unë dhe djali im Renato Rrapi do ta deshironim shumë që ky çmim i madh të vinte në vendin tone”, shkruan Janulla Rrapi.

Por ajo shton se Kadare nuk e meriton këtë çmim për shkak të bëmave ndaj djalit të saj, Renatos, të cilit thotë se i ka shkatërruar jetën. Rrapi shkruan se kryevepra e Kadaresë do të ishte të kërkonte falje ndaj këtij të fundit për të cilin thoptë se do ta pranonte kurdo që të vinte.

Reagimi i plotë:

Akademia Suedeze sot ua dha Çmimin Nobel në letërsi dy shkrimtarëve, polakes Olga Tokarczuk dhe austriakut Peter Handke. Ky çmim prej shumë vitesh është adhuruar e lakmuar edhe nga vendi ynë.
Shkrimtari i parë shqiptar që u emërua për këtë çmim ishte poeti ynë kombëtar i dënuar deri me zhdukje të eshtrave nga sistemi komunist, Gjergj Fishta, ndërsa pas përmbysjes së këtij sistemi në Shqipëri çdo vit në muajin tetor Ismail Kadare, edhe pse i shërbeu me besnikëri e përulje atij sistemi dhe e ngriti në piedestal figurën e diktatorit Enver Hoxha, pret me ankth ta fitojë atë. Por fatkeqësisht ai ende nuk është laureuar me këtë çmim.
Si shqiptarë dhe si njerëz që e duam shumë atdheun tonë, edhe pse prej gati 30 vjetësh jemi të larguar nga halli prej tij, unë dhe djali im Renato Rrapi do ta deshironim shumë që ky çmim i madh të vinte në vendin tonë. Por si viktimë e bëmave monstruoze të Kadaresë ndaj Renatos në kulmin e rinisë dhe talentit, ai nuk e meriton këtë Çmim si dhe shumë ndere të tjera që vazhdojnë t’i bëhen nga pushtetarët e të gjitha ngjyrave në këto vite demokraci, ashtu siç i janë bërë edhe nga sistemi komunist.
Nëse Kadareja do ta kishte pranuar publikisht dhe i penduar krimin që i bëri jetës së djalit tim, kjo do të ishte vepra e tij më e mirë dhe më e çmuar. Me këtë kryevepër ai do ta nderonte veten dhe mbase do ta kishte fituar edhe Nobelin. Le t’ia lëmë kohës e të besojmë se kjo ditë e pendesës së tij publike nuk do të jetë e largët. Atëherë Renato Rrapi do ta falë me gjithë mirësinë dhe fisnikërinë që vazhdon ta ketë edhe sot.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Cmimi NobelIsmail KadareJanulla RrapiRENATO RRAPI
Pas

“Të ngrihet në detyrë”, Qatja rrëfen marrëdhënien me 2 meshkujt që u zunë për të: Dritani vetë e kërkoi, Bledi më thoshte ‘’të zhvishem unë…”

Para

Radio policie dhe fishekë luftarakë, arrestohet kanosësi në Tiranë

Para
Kërkohej për vënie eksplozivi ndaj makinave dhe bizneseve, arrestohet 42-vjeçari

Radio policie dhe fishekë luftarakë, arrestohet kanosësi në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.