Pas ndarjes nga mamaja e vajzës së tij, Noizy nuk është përfolur për ndonjë lidhje serioze dhe asnjë lidhje të tij nuk e ka deklaruar publikisht.
Reperi i është përkushtuar karrierës por edhe romancat e shkurtra me femra nuk kanë munguar në jetën e tij.
Noizy dhe vajza e quajtur Naomi janë parë shpesh në foto bashkë dhe në shoqërinë e njëri-tjetrit në studio pasi ajo po punon për të realizuar projektet e reja muzikore dhe albumin. Por mënyra si ata komentojnë në fotot e njëri-tjetrit, te bën të mendosh se ka diçka më tepër se miqësi. “Habibiii”, i shkruan reperi dhe Naomi ia kthen menjëherë me një emoji zemër. Kujtojmë që vajza në fjalë është tashmë pjesë e grupit OTR dhe duket se po e zë vendin e Encës, shkruan In Tv. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post