Në emisionin “Xing me Ermalin” në Televizionin Klan, Noziy ka folur dhe për përdormin e lëndëve narkotike. Pyetjes “a ke përdor substanca narkotike?”, Noizy i është përgjigjur se për ato të klasës A e sipër, kurrë nuk i ka përdorur, madje është shumë kundra tyre.
“Këto më të butat ndonjëherë, kohët e fundit i kam thënë stop. Të të tregoj një histori të bukur, me mamin. Një nga fansat e mi ka ardhur disa herë në jug dhe kur i kuptoj që janë shumë të flakët, 1 ditë ja jap rastin të vij me mua nëpër turne. Ky erdhi nga Saranda dhe mori një sasi goxha të mirë hashashi. Kishin bërë një si tip keku, domethënë kek me hashash. Më pas po bëheshim gati për në Tiranë, çunat kishin ngrënë dhe kishin lënë. Nga ora 7 ishte zgjuar mami im nga gjumi, kishte shkruan në studio. Nga ora 8 me merr babi dhe me thotë hajde se është mami keq. E kemi çuar në spital, tha, nuk është mirë. Kur shkoj në shtëpi, e gjej mamin shtrirë në divan. Kur marr vesh pastaj mami kishte ngrënë dy copa nga keku me hashash”, u shpreh ai.(J.V/Shuplaka).