Prej ditësh Reanta vetëm dy muajsh vazhdonte të vuante në pritje të mbledhjes së fondeve për kurimin e saj.
Pas sigurimit të shumës së nevojshme për ndërhyrjen zgjidhet edhe problemi i transportit të Reantës së vogël. Reperi i njohur Noizy është ai që pagoi shumën për transportin, me avion të posaçëm, plot 14 500 euro.
Tashmë të gjitha paratë janë siguruar, ndërsa vajza do të niset bashkë me dy prindërit e saj drejt Italisë, atje ku do të bëhet dhe transplanti. Familja Balliu pret të marrë vizat mjekësore për udhëtimi. (E.K/SHUPLAKA)