Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Noka, ka reaguar në Facebook lidhur me situatën e drogës në vend.
Sipas tij, ditën e sotme janë kapur 2,5 ton hashash në portin e Barit, të nisura nga ai i Durrësit, por asnjë media nuk e ka transmetuar si lajm.
“Autostrada e drogës qeveritare e Saje Qorrit dhe Edvin Ramës vazhdon për mrekulli. Këto ditë të para të vitit kanë shpërthyer portet tona e kryesisht por jo rastësisht atë të Durrësit. 2.5 ton hashash të nisura nga porti i Durrësit janë kapur sot në Bari. Asnjë media vizive nuk e jep lajmin. Pse??? Pse pas largimit të Shkullakut e Lelës asnjë media nuk jep më lajme të tilla. Pse? Se çekiçi Ramës ju rrin mbi kokë … Janë zgjedhjet afër. Shteti i mbërthyer në trafik droge me parimi : Drogë për vota”, shkruan deputeti Noka në Facebook.
“Shuplaka” kërkoi te mediat italiane dhe nuk janë vetëm mediat shqiptare ato që nuk e kanë transmetuar këtë lajm. Në asnjë prej mediave të vendit fqinj nuk flitet për kapjen e një sasie të tillë në Portin e Barit…. (A.R/SHUPLAKA)