Diskutime të forta në sallën e Kuvëndit kanë pasur deputeti Flamur Noka me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.
Noka ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Ministrit për vjedhje të shumta sipas tij.
Ndërkaq, po me të njëjtën ‘gjuhë’ i është kthyer Manja ku i drejtohet deputetit duke i thënë se e ktheu Kukësin në ‘bajrak privat’.
Noka: Pa më thuaj Ulsi me 96 dollarë çfarë mund të bësh? Si e përballon jetën e një muaji? 100 dollarë u duhen ilaçe, ti u jep 96 gjithsej. Mendoni vetëm për zgjedhjet e ardhshme, vidhni një palë zgjedhje, bëni para dhe vidhni të tjerat. E nise më Shukriun ti Ulsi, ti ishte ideatori i skemës së vjedhjes. I jepni rrogë sa 100 pensionistë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sepse duan ta blejnë atë se u duhet për votime. Ndaj duhet të kesh cipë që të skuqesh e zverdhesh që të mos thuash këto që thua. Të jeni të sigurtë se ngordhja po ju vjen politikisht.
Manja: Flamur kam një pyetje, të dielën zgjedhjet janë të lira dhe demokratike sipas kësaj që fole ti këtu? E shtrove pyetjen pse Kukësi duhet të na japë votën ne? Po është e thjeshtë sepse të kanë provuar ty, e ktheve në bajrak privat. Ti pyet pse duhet të na e japin ne? Sepse u ke ardhur në majë të hundës… Kuksianët të shkojnë të qetë të votojnë.