I ftuar në “Fax News”, deputeti i PD-së Flamur Noka është shprehur se arsyeja pse Shqipëria është buzë destabilitetit është se Rama po rrëmben institucione e drejtësisë dhe se tani ai është edhe Kryeprokuror. Pa gjykuar Arta Markun ai tha se e gjitha është një investim i Edi Ramës.
“Shqipëria vend oligarkësh, ky është oligarku, i ka marrë të gjitha pushtetet. Është kërcënimi dhe rreziku kryesorë në këtë vend që quhet Shqipëri. Kjo është arsyeja që jemi në buzë të destabilizimit. Marrëdhënie normale më këtë Parlamet banditësh dhe trafikntësh nuk mund të ketë. Një parlament që ka shkelur kushtetutësn është i mbaruar” tha deputeti i PD-së.
Ai u shpreh se zgjidhja e mozhorancës për Kryeprokurorin ishte zgjidhje antikushtetuese dhe se opozita kishte bërë thirrje që procesi të futet në binarë kushtetues.
“Opozita ka bërë thirrje prej kohësh që të gjithë këtë prosese të futen në binarë kushtetues dhe pastaj të gjejmë zgjidhjen, por këto janë zgjidhje antikushtetuese.
Zonjën nuk kemi arsye ta gjykojmë edhe pse ka qenë shoqe zyre me Ulsiun dhe shoqe me Ermonelën, por është investim i Edi Ramës, Investimi është i Edi ramës”, tha Noka.
Reagimet e amabasadorëve?
“Sigurisht që nuk llogaris shumë deklaratën e BE-së se Vlahutin është ushtare e Ramës, nuk llogaris atë dhe as peshën e saj, por ambasadori amerikan ka një peshë, se ne jemi filoamerikaë, ky vend ekziston dhe shqiptarët janë të lirë në Kosovë se ishte vullneti I SHBA-së. Por unë nuk kuptoj një gjë, sot ka media dhe politikanë që presidentit të SHBA-së nuk i përmendin as emrin, dhe njerëz nga maxhoranca nuk kanë lënë gjë pa thënë dhe ambasdori nuk ka reagur, ndërsa ne kur themi që Rama po shkel kushtetutën. Ambasadori amerikan hidhet në zjarr”, u shpreh Flamur Noka. (B.H/Faxweb)