Akademia e Arteve dhe Shkencave në Shtetet e Bashkuara shpalli nominimet e filmave në 24 kategori për çmimet Oscar, për të nderuar përkushtimin e bërë në fushën e filmit gjatë vitit 2019.
Në krye të listës është “Joker”, i cili rezulton i pari në 11 kategori, duke përfshirë atë të filmit më të mirë, aktorit më të mirë dhe tetë çmimeve të tjera. Tre filmat që e pasojnë: “The Irishman”, “1917” dhe “Once Upon a Time… in Hollywood”, kanë secili nga 10 nominime.
Falë kësaj liste, shpresa për të rrëmbyer statuetën e aktorit më të mirë, kanë edhe Antonio Banderas e Leonardo DiCaprio. Kathy Bates, Scarlett Johansson e Margot Robbie, do të luftojnë nga ana tjetër për tu shpallur aktoret më të mira të vitit.
Edhe sivjet, ashtu sic ndodhi vitin e kaluar, çmimet do të ndahen nga aktorët, sepse nuk do të ketë një moderator. Ceremonia e 92-të e Academy Aëards do të mbahet mes dëshirave, shpresave e shkëlqimit në 9 shkurt në Teatrin Dolby të Los Angeles.
Eventin që një vit më parë u ndoq nga plot 29.6 milionë persona, do ta transmetojë live American Broadcasting Company. Çmimet Oskar janë më të rëndësishmet në kinematografi dhe ndahen në Hollyëood që nga viti 1929.