Ish-deputetja e PD-së Liljana Elmazi ishte e ftuar në Fax News këtë pasdite. Pyetjes së gazetarit Egon Loli lidhur me qëndrimet e ish-ambasadores amerikane Yuri Kim ndaj Sali Berishës, ajo u përgjigj se ambasadorja normalisht do mbronte interesat e sekretarit Blinken.
Deri më sot, pas 2 vitesh ende nuk ka një provë për akuzat ndaj Berishës. Sipas saj kjo është bërë për të dëmtuar opozitën shqiptare, që vendi të mos ketë opozitë. Non-grata erdhi si pasojë e raportimeve të OJQ-ve dhe mediave pro-qeveritare.
Liljana Elmazi: “Ambasadorja amerikane normal që do mbronte interesat e Sekretarit të Shtetit. Ajo nuk ka asnjë gjë. Ideja është që çfarë është në sytë e shqiptarëve. Vajtën gati dy vjet, ku janë faktet?! U tha sipas artikujve të gazetave, që shteti shqipatr ia jepte McGonigal. Ku janë provat? Nuk ka prova. U bë sipas raportimeve të OJQ-ve. Qëllimi ishte të dobësohej opozita. Që ky vend të mos ketë opozitë. Një vend pa opozitë është e dëmshme.”