08:48 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“None, ik e bëja gocës dhuratë”, pedagogu Prifti tregon rastin kur gjyshja i shkoi me 200 euro në zarf

14:59 | 11/02/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“None, ik e bëja gocës dhuratë”, pedagogu Prifti tregon rastin kur gjyshja i shkoi me 200 euro në zarf

Pedagogu i fakultetit të Ekonomikut Rezart Prifti ka folur ditën e sotme në Komisionin e Medias ku po mbahet një seancë dëgjimore me pedagogët për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë.

Gjatë fjalës së tij, pedagogu Prifti tha: “Nuk na pyeti njeri ne, qoftë për ligj, qoftë për VKM. Ju harroni se ka ardhur një brez tërësisht i ri dhe i arsimuar jashtë më mirë se ato londinezët që ju sillni këtu dhe i paguani 1500 dollarë dita dhe ne kemi 140 për arsye se nuk na lejon konflikti i interesit të punës dhe na japin dhe mend”.

Gjithashtu pedagogu Prifti shtoi se duhet të theksohen 4 gjëra bazike, pra problemi i madh që ka sistemi arsimor i lartë është masivizimi, kurrikulat, mekanizmi i kontrollit dhe konkurueshmëria.

Jo vetëm kaq, por foli edhe për shitjen e librave në këmbim të votës.

“Ai që tregton libra për botën, hetoje, fute në burg vëlla! Ai që merr lekë për notën ik e hetoje çoje në burg, mos na pyet ne. Përse duhet të njollosem unë si 40 palaço që janë në universitete të lodhura apo rrethesh për një 50 eurosh të qelbur?!

Jo ore se nuk janë të gjithë pedagogët ashtu, sepse është çështje mendësie. Ka pasur raste kur gjyshja e bijës së botës më ka ardhur me 200 euro në zarf dhe i kam thënë: None, ik e bëja gocës dhuratë. Nuk bëhet jo punë kështu sepse kujtonte se bëhet kështu. Edhe kryeministri kujton se bëhet kështu ngaqë nuk e njeh.

Zotëri të bësh një libër duhet një qerre me lekë dhe një qerre me njerëz dhe nuk bëhen librat siç i sugjeron zotëria tek VKM-të, që do të ngrihet komisioni i lulushëve me radhë. Po si u bëka kështu?!

Njësoj si në kohën e qoftëlargut prapë.  Ky ligj ka probleme, shkon ndesh me konkurueshmërinë, diversifikimin e arsimit të lartë, frymën e kërkim zhvillimit”, përfundoi Rezart Prifti.

Etiketa: komisioni i mediasligji i arsimit te lartepedagogu Rezart Priftiseance degjimore me pedagoget
Pas

Videoskandali me policin, gazetari reagon ashpër: Me Rilindjen pas grave e kanë radhën burrat

Para

“A do të rikthehet në politikë Saimir Tahiri?”, si i përgjigjet ish-ministri gazetarëve

Para
 “Jo thjesht ne të tre”, Tahiri në liri, e shoqja poston në Facebook (FOTO)

"A do të rikthehet në politikë Saimir Tahiri?", si i përgjigjet ish-ministri gazetarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli shkatërron avionët dhe aeroportet e Iranit

Çfarë po ndodh me Iranin? Izraeli vijon sulmet, por Teherani lëshon vetëm një raketë gjatë natës

Trump shtyn nisjen drejt samitit të NATO-s

Mbi 30 orë flakë në Pilur, Himarë,zjarri rrezikon të përhapet drejt Porto Palermos

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi kamikaz në një kishë në Damask

Detyrimet tatimore dhe vendore, bizneset do njoftohen edhe përmes e-Albania

Lufta Rusi-Ukrainë/ Vijojnë sulmet ruse në territoret ukrainase, pesë të vrarë

PPP e sterilizimit drejt mbylljes, kosto reale arriti në 53% më shumë se kontrata e lidhur

Gramsh, shpërthen bombula e gazit, digjet plotësisht banesa

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.